Berisha për televizionin gjerman: Kur ju keni pasur shtet, ne kemi qenë në male me dele

Berisha për televizionin gjerman: Kur ju keni pasur shtet, ne kemi qenë në male me dele

Nga Enver Robelli Ky film dokumentar i televizionit publik gjerman ZDF, i realizuar në bashkëpunim me kanalin televiziv gjermano-francez ARTE, shpalos një Shqipëri përtej reklamave të bukura. Polarizimi i thellë politik, madje urrejtja mes grupeve politike, (keq)përdorimi i pushtetit dhe drejtësisë, degradimi i resurseve, përfshirë dëmtimin e ambientit, zhytja e thellë e të dy partive të mëdha në korrupsion si dhe lidhjet me krimin e organizuar, e bëjnë Shqipërinë “partnere të dyshimtë” të Europës – në këtë përfundim arrin autori i dokumentarit. “Nëse Shqipëria nuk arrin të tejkalojë ekonominë klanore, ky vend do të paraqes më shumë një problem se sa një shans për Europën”. Ndërsa njëri lider ëndërron të luajë rol të madh në politikë edhe në dekadën e katërt të angazhimit të tij...