Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama publikon pamjet nga festa në Presidencë: Vjosa Osmani e bëri më kuptimplotë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e sotme, më 28 nëntor, në Presidencë, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e përshkroi kështu ceremoninë: “Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës” Sjellim ndërmend se gjatë fjalës së tij përshëndetëse, presidenti Bajram Begaj theksoi nevojën për një kulturë të re politike në vend, duke vënë në plan të parë interesin kombëtar mbi atë partiak. “Ne kemi nevojë për një kulturë politike të re, që e vendos interesin kombëtar dhe të qytetarit mbi interesin partiak. Ne kemi nevojë të fokusohemi te prioritetet tona...