Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
A është kafeja e dëmshme për stomakun apo është thjesht një mit?
Prej vitesh, kafeja është përfolur si një nga shkaktarët kryesorë të problemeve me stomakun nga aciditeti, refluksi, deri te gastriti. Por a është vërtet e dëmshme, apo këto janë thjesht mite që janë përcjellë brez pas brezi? Mjekët gastroenterologë sqarojnë dilemat që shumë njerëz kanë ende sot. Sipas ekspertëve, kafeja nuk është domosdoshmërisht e dëmshme për stomakun, por gjithçka varet nga mënyra si e konsumoni, sasia dhe ndjeshmëria individuale. Vetë kafeina stimulon prodhimin e acidit në stomak, gjë që te disa persona mund të shkaktojë djegie, fryrje apo refluks. Megjithatë, për shumicën e njerëzve, një sasi e moderuar ndikon minimalisht. Studime të fundit tregojnë se kafeja nuk shkakton ulcerë dhe as nuk dëmton mukozën e stomakut, siç besohej dikur. Përkundrazi, ajo përmban antioksidantë që ndihmojnë...