Teuta e Dobit thyen mallkimin në Shkodër me golin e Beshirajt, Vllaznia totalisht në hije. Edi Martini e pranon: “Nuk jemi fare mirë…”

Teuta e Dobit thyen mallkimin në Shkodër me golin e Beshirajt, Vllaznia totalisht në hije. Edi Martini e pranon: “Nuk jemi fare mirë…”

28 Nëntor 2025 21:48 Telesport Teuta ka shënuar sonte një rezultat shumë të rëndësishëm duke fituar në Shkodër, aty ku nuk fitonte prej 8 vitësh dhe ka arritur ta bëjë këtë me një gol te Beshirajt i cili gjithashtu i kishte shënuar më parë Vllaznisë së Edi Martinit. E teksa te kuqeblutë kjo humbje është e para në shtëpi këtë sezon, gjithashtu duhet theksuar se shkëlqimi ka humbur disi në javët e fundit dhe që pas ndeshjes në Rrogozhinë ndaj Egnatias, ku pjesën e dytë sidomos u pa një rënie fizike. Ajo rënie fizike e lojtarëve kyç të cilët pas dëmtimeve dhe problemeve fizike spo japin më të mirën. Teuta e Dobit, që e nisi me probleme sezonin dhe me një skuadër krejtësisht të riformatuar,...