“Krenar për partneritetin me SHBA”, Begaj: Bashkëpunim për anëtarësimin e plotë në BE

“Krenar për partneritetin me SHBA”, Begaj: Bashkëpunim për anëtarësimin e plotë në BE

113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u festua edhe me një ceremoni solemne, në Pallatin e Brigadave, të organizuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Gjatë fjalës së tij, Presidenti tha se pas më shumë se një shekulli si shtet i pavarur, Shqipëria ka krijuar një imazh serioz në arenën ndërkombëtare dhe është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE. Për të arritur këtë objektiv, Begaj kërkoi bashkëpunimin e institucioneve dhe shoqërisë. Rëndësi të veçantë presidenti Begaj i kushtoi diasporës shqiptare. “Është zemra jonë që rreh larg, detyra jonë si shtet është t’i dëgjojmë, t’i përfshijmë dhe t’u krijojmë hapësira reale pjesëmarrjeje. Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike, me drejtësinë funksionale, me mundësinë që u ofrojmë të rinjve dhe dashurinë për atdheun. Këto janë sfidat...