Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Fuga: Klasa politike e vjetëruar në moshë dhe ide, votuesit ndjekin liderët, jo programet. Partitë e reja nuk fitojnë besim!
Profesori dhe akademiku Artan Fuga, i ftuar në studion e emisionit “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, ka kaluar politikën shqiptare në skaner, duke nxjerrë në pah risitë e këtij viti zgjedhor, problematikat e elektoratit, rolin e partive të reja dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai e cilësoi si risi përfshirjen e diasporës në lojën elektorale, duke e konsideruar këtë si një të drejtë të zgjeruar për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. “Kjo ishte një e drejtë për të gjithë ata shqiptarë që ndodhen në emigrim dhe e konsideroj si të drejtë të zgjeruar që ata të kontribuojnë në vendin e tyre nëpërmjet votës. Ky vit do të mbahet mend sepse është zgjeruar shumë koncepti i së drejtës për të votuar. Kjo...