Sergio Ramos largohet nga Meksika, rikthehet në Europë

Sergio Ramos largohet nga Meksika, rikthehet në Europë

Sergio Ramos, ka marrë vendimin për të mos e vazhduar aventurën e tij në kampionatin meksikan. Pas transferimit të tij te Monterrey në muajin shkurt, lëvizje që shënoi për herë të parë largimin e tij nga futbolli europian, mbrojtësi 39-vjeçar është drejt fundit të këtij kapitulli. Kontrata e tij me klubin meksikan skadon në muajin dhjetor, dhe sipas “El Chiringuito” dhe gazeta “AS”, Ramos nuk ka ndërmend të rinovojë. Arsyet e kësaj zgjedhjeje janë të ndara në dy drejtime kryesore. Së pari, raportimet tregojnë se futbollisti nuk është përshtatur plotësisht me ritmin e jetës në Meksikë. Edhe pse Monterrey arriti ta bindte fillimisht me projektin sportiv dhe me rolin që mund t’i ofronte në skuadër, ambientimi i tij personal nuk ka rezultuar i lehtë. Kjo...