Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Korça përkujton Llazar Zai Fundon, përjetësohet pas 81 vitesh me një bust intelektuali që pagoi me jetë mendimin e lirë
Llazar Zai Fundo një nga figurat më të spikatura të historisë politike shqiptare, njeriu që synoi një Shqipëri më të hapur, demokratike dhe që vizioni i tij europian e zëri kritik i kushtuan jetën, pas dekadash heshtjeje, po merr vendin që i takon mes figurave të historisë sonë. Në qytetin e Korçës, sheshi përpara bashkisë mban emrin e tij ndërsa kujtimi i Zai Fundos është përjetësuar me një bust. Studiuesi dhe profesori Aurel Plasari e cilësoi monumentin që Korça ka ngritur për të si “një borxh historik, pasi Fundo nuk ishte vetëm viktimë e diktaturës, por viktimë personale e Enver Hoxhës, dhe se ekzekutimi i tij mbetet dëshmi e xhelozisë së pushtetit ndaj intelektualëve dhe mendimit të lirë. Në nder të tij, në Katedralen e...