Shqipëri-Poloni/ Zgjidhet stadiumi, ja sa tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm

Shqipëri-Poloni/ Zgjidhet stadiumi, ja sa tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm

Shqipëria do të luajë gjysmëfinalen e play off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë. Federata polake ka zyrtarizuar stadiumin “PGE Narodowy” si impiantin ku do të zhvillohet ndeshja. Nga kapaciteti prej 58.500 vendesh, tifozëve shqiptarë do t’u jepen vetëm 5%, që përkthehet në rreth 2.900 bileta. Kombëtarja shqiptare ka luajtur për herë të fundit në këtë stadium në mars të vitit 2023, ku u mund 1–0 në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Në duelin e dytë mes dy skuadrave, Shqipëria fitoi 2–0 në “Air Albania”. Në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të luajnë finalen e play off-it sërish në transfertë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi. Ky është hapi vendimtar për një vend në fazën finale të Botërorit 2026.