Takimi që trazoi PD/ Alimehmeti dhe Kopliku zbulojnë detajet nga takimi me Salianji, çfarë u diskutua

Takimi që trazoi PD/ Alimehmeti dhe Kopliku zbulojnë detajet nga takimi me Salianji, çfarë u diskutua

Bashkimi i demokratëve që grumbulluan më shumë vota në zgjedhjet e 11 majit, por që mbeten jashtë parlamentit, ka trazuar ujërat në selinë blu. Në “Top Story”, Ilir Alimehmeti zbuloi prapaskenat e takimit dhe diskutoi nëse ky bashkim synon të shndërrohet në një lëvizje të re politike brenda PD-së në të ardhmen e afërt. Ilir Alimehmeti tha: “Në fillim gjithçka nis me një shtrëngim duarsh dhe për të kuptuar se ku ndodhemi. Në mungesë të një përfaqësimi të demokratëve, ku përballë një qeverie të kalbur opozita nuk arrin të realizojë rrotacionin politik, parimi ishte: si mund të forcohet PD-ja?”. Një tjetër protagonist i takimit, Tedi Kopliku, zgjodhi të mos i japë ngarkesë politike këtij mbledhjeje: “Jam ftuar nga zoti Ilir Alimehmeti për një kafe, së bashku me...