Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Spiropali i përgjigjet urimit të BE-së: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj BE-së është i palëkundur
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, i është përgjigjur urimeve të Misionit të Bashkimit Evropian për festën e 28 Nëntorit, duke theksuar se integrimi europian mbetet prioriteti kryesor kombëtar i Shqipërisë. Në një postim në platformën X, Spiropali shkruan se përkushtimi i vendit ndaj Bashkimit Evropian është i palëkundur dhe do të mbetet prioritet deri në momentin kur Shqipëria të zërë vendin e merituar në familjen evropiane. Ajo gjithashtu vuri në dukje se viti 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në, duke shënuar përparim të fortë dhe domethënës. “Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur; ai është dhe do të mbetet prioriteti ynë kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të zëmë vendin...