Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Trafikoi 1.2 tonë kokainë nga Ekuadori deri në Rusi, prangoset në Athinë shqiptari që drejtonte kartelin
Një 39-vjeçar shqiptar, i konsideruar si drejtues i një rrjeti shumëkombësh të trafikut të kokainës, u arrestua sot në Athinë nga policia greke. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge dhe ndaj tij ishte lëshuar një Njoftim i Kuq i Interpolit, lidhur me trafikun e sasive gjigante të drogës nga Amerika e Jugut drejt Evropës e deri në territorin rus. Shqiptari, me inicialet H.O., akuzohet si ‘koka’ e organizatës kriminale, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publik identitetin e plotë. Hetimi që nisi në Belgjikë dhe u shndërrua në thriller ndërkombëtar Dosja e Belgjikës, që filloi si një hetim i zakonshëm për trafik droge, u zgjerua shpejt në një operacion të ndërlikuar që përfshinte: kontejnerë të nisur nga Ekuadori, rrugë të trafikut që...