“Çuarja e Ballukut në GJK, vetëvrasje politike e Ramës”, Gjokutaj shpërthen: Sazet bien për këmbët e tij

“Çuarja e Ballukut në GJK, vetëvrasje politike e Ramës”, Gjokutaj shpërthen: Sazet bien për këmbët e tij

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar kërkesën e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke krijuar një ngërç të paprecedentë institucional dhe duke hapur debatin mbi një përpjekje për të vendosur qeverinë mbi ligjin. Lëvizja e kreut të qeverisë vjen pas refuzimit për të zbatuar kërkesën e Gjykatës së Posaçme, e cila, në kuadër të hetimeve, kërkoi pezullimin e Ballukut dhe ndalimin e daljes së saj jashtë vendit. Në vend të shkarkimit apo zëvendësimit të përkohshëm të saj, Rama ka zgjedhur të sfidojë vetë themelin e vendimmarrjes së drejtësisë së re, duke e dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. I ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në Syri Tv, nën moderimin e Bled Markut, avokati Genci Gjokutaj e...