Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Një mundësi…! Egi Duro dëshmon edhe njëherë tjetër suksesin e shqiptarëve, besimi i vjen nga UEFA
Shqiptarët janë të suksesshëm dhe genetikisht të prirur për të arritur shumë larg në karrierë, në çdo fushë të mundshme, jo vetëm ato të errëtat e dala rëndomtë në kronikat e zeza. U desh hapja e COVID-19 për të kuptuar realisht sesa shqiptarë kishin shkuar nëpër postet më të larta të spitaleve në botë, nga vendi më i afërt në Europë e deri te Amerika e largët, shqiptarë të cilët kishin ndërtuar histori suksesi dhe karriere. Edhe në futboll po e dëshmojmë më së miri se pavarësisht se jemi vend i vogël, prodhojmë talente të shumta të prirur për t’u bërë yje futbolli të klasit botëror, por më pas menaxhimi i vetvetes i pengon për t’i marrë vetes maksimumin. Arbitrat tanë gjithashtu po gjykojnë në...