Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Rama mesazh të fortë për drejtësinë nga podcasti “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për podcastin “East Side Stories” ku ka folur lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë në BE teksa theksoi se anëtarësimi do të ndodhë sipas objektitvit, brenda vitit 2030 në BE. Rama gjatë podcastit gjithashtu rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Evropën. “Është shumë, shumë e veçantë në histori të kemi këtë realitet gjeopolitik të Bashkimit Evropian: dy kufij, një kufi i jashtëm dhe një kufi i brendshëm. Dhe në këtë rast, kufiri i brendshëm është Ballkani Perëndimor. Pra, për arsye që lidhen me sigurinë e Evropës, koalicionin e evropianëve, unitetin e Evropës, është e qartë, të paktën për mua, se nuk ka mënyrë tjetër veçse të integrohen vendet e Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Evropian”, tha ai. Rama shtoi se situata...