39 trajnerë të rinj nisin rrugëtimin e ri në Shqipëri! Mes tyre 4 vajza

39 trajnerë të rinj nisin rrugëtimin e ri në Shqipëri! Mes tyre 4 vajza

28 Nëntor 2025 17:41 Telesport Kursi i Federatës së Futbollit për trajnerët e licencës UEFA C, i zhvilluar në qytetin e Tiranës, ka përmbyllur me sukses edicionin e radhës. Në total u diplomuan 39 kursantë, mes tyre edhe 4 vajza, duke treguar rritjen e vazhdueshme të përfshirjes dhe interesit për profesionin e trajnerit. Ceremonia e diplomimit u mbajt në “Shtëpinë e Futbollit”, ku morën pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Gjergji Petro, si edhe stafi i Drejtorisë së Edukimit; Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe Erion Stavri. Të diplomuarit, pasi kanë përfunduar me sukses programin teorik dhe praktik, tashmë janë të pajisur me licencën UEFA C dhe mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator, si edhe të punojnë si zëvendës-trajnerë në ekipet e moshave që...