Mori pjesë në takimin me Salianjin, Tedi Kopliku sqaron: Nuk është nismë e re politike, një kafe mes demokratësh

Mori pjesë në takimin me Salianjin, Tedi Kopliku sqaron: Nuk është nismë e re politike, një kafe mes demokratësh

Shumë zhurmë për asgjë. Kështu e sheh Sali Berisha takimin e një dite më parë të Ervin Salianjit me më të votuarit në primaret dhe listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit në radhët e demokratëve, duke u shfaqur i pashqetësuar nga lajmet, se një grup i ri anti-berishist po shfaqet në horizont E në fakt njëjtë si kreu i PD-së mendon edhe ish-kandidati Tedi Kopliku, i cili, si ndër më të votuarit në qarkun e Shkodrës, iu përgjigj dje pozitivisht ftesës për një takim mes demokratësh. Ish-kandidati, aktualisht drejtues i departamentit Brain Gain në PD, kujdeset të thotë se takimi nuk ishte nismë e re politike, por diskutim që nuk synon një rrymë të re në Parti. “Ky ishte një takim si dhjetëra...