Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rrufeja godet repartin ushtarak, 4 efektivë përfundojnë në spital
Rrufeja godet repartin ushtarak duke plagosur katër nga rekrutët, që përfunduan në spital. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, pranë kampit ushtarak të Mesolongjit. “Protothema” informon se ra një rrufe dhe si pasojë katër ushtarë u dërguan në spital si masë paraprake, me lëndime djegieje dhe traumë. Sipas raportimeve, katër ushtarët u frikësuan nga rrufeja dhe u dërguan në spital për mjekim. Orë më pas, tre dolën nga spitali, ndërsa njëri mbetet nën kujdes shëndetësor.