Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vetëm 10% e fëmijëve nën moshën 3 vjeç janë në çerdhe publike, 18 bashki nuk kanë fare shërbim
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka nevojë urgjente për forcimin e Edukimit dhe Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme si një formë e mbështetjes së zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe pjesëmarrjes në tregun e punës. Në dokumentin e fundit të rishikimit të financave publike në Shqipëri, i Bankës Botërore nënvizohet se pavarësisht rritjes së shpenzimeve publike për këtë zë, ato mbeten ende të ulëta në raport me standardet ndërkombëtare. Raporti vëren se Shqipëria po pëson rritje të kërkesës për këto shërbime pavarësisht tkurrjes demografike. “Përshpejtimi i përpjekjeve për përmirësimin e financimit të qeverisjes vendore mund të përmirësojë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve të EKFH. Aksesi në shërbimet EKFH është i kufizuar dhe i pabarabartë: vetëm 10 për qind e fëmijëve nën moshën tre vjeç janë të regjistruar...