A do ketë në Shqipëri rënie të çmimeve? Ja si përgjigjet eksperti

A do ketë në Shqipëri rënie të çmimeve? Ja si përgjigjet eksperti

Eksperti i Pasurive të Paluajtshme Orgest Beti thotë se pavarësisht shpresës së qytetarëve blerës, çmimi i apartamenteve në Shqipëri do të vazhdojë të rritet, ndikuar nga interesi i shtuar i huajve dhe shqiptarëve të diasporës për të blerë në vendin tonë, si dhe nga anëtarësimi i mundshëm dhe i pritshëm i vendit në Bashkimin Europian. “Fakti që së shpejti do të jemi pjesë e familjes europiane, këtu do të ndodhë një proces që unë e kam thënë shpesh, që u kanë ndodhur dhe vendeve të tjera që janë bërë anëtarë të Bashkimit Europian, dhe atje ka patur një rritje me 20% apo 30%, edhe më shumë. Shqipëria tashmë ne shikojmë se ka një interes të shtuar nga të huajt, madje sipas statistikave që ne kemi...