Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Prizreni nderon heroin e kombit Tahir Sinani, zbulohet shtatorja e komandantit të tri luftrave
Kosova E Premte, 28 Nëntor 2025 16:46 Për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytetin e Prizrenit, pasditen e së premtes u organizua ceremonia e zbulimit të shtatores së heroit të kombit, komandantit Tahir Sinani. Figura e tij, e njohur si komandant i Zonës së Pashtrikut të UÇK-së dhe pjesëmarrës në tri luftëra në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës u nderua me pjeswmarrjen e figurave te njohura te UÇK-se dhe qytetareve nga Prizreni, Kukwsi e Tropoja vendjlindja e Tahir Sinanit. Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë më shumë për nderimin e heronjve të...