Festat e Nëntorit/ Shqiptarët udhëtojnë jashtë vendit, ja destinacionet që zgjodhën

Festat e Nëntorit/ Shqiptarët udhëtojnë jashtë vendit, ja destinacionet që zgjodhën

Nga Beogradi në Milano e Treviso, bashkë me Vjenën, Budapestin e veçanërisht Stambollin e Dubain e largët… shqiptarët po shfrytëzojnë festat e nëntorit dhe fundjavën për të udhëtuar jashtë vendit. Vetëm të premten nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u ngritën për të fluturuar drejt këtyre destinacioneve plotë 82 avionë, shifër kjo e pazakontë për fundin e nëntorit.. “Çmimet u rritën shkuan deri në 400 euro për person në destinacione siç janë Praga, Parisi etj. Kryesisht kryeson Turqia për festat e nëntorit, ndërsa ata që kanë ngelur në Shqipëri përqendrohen në Tiranë se ka aktivitete. Europa kryeson, Italia pra kryeqytetet e tyre dhe metropolet e mëdha”, u shpreh Fjorinda Zani, operatore turistike. “Të rinjtë preferojnë kryesisht të ikin individualisht, kurse të rriturit dhe të moshuarit me...