Rritet ndërgjegjësimi/ Anketa: 65% e të rinjve kryejnë rregullisht ekot e gjirit

Rritet ndërgjegjësimi/ Anketa: 65% e të rinjve kryejnë rregullisht ekot e gjirit

Një anketë e realizuar nga Unioni i Këshillave Studentorë u ndal gjerësisht në një çështje të rëndësishme për shoqërinë, siç është ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave për të kryer ekot e gjirit. Anketës iu bashkuan studentë të Fakultetit të Mjekësisë dhe Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Tiranë. Pyetësori u shpërnda në të gjitha grupmoshat, duke synuar edhe informimin e familjarëve të grave dhe vajzave për rëndësinë e vizitave mjekësore. Pjesa më e madhe e të anketuarëve i përkishin grupmoshës 16-25 vjeç. Sipas të dhënave nga anketimi, 65% e të rinjve kontrollohen rregullisht, ndërsa 13. 5% kryejnë vizita shëndetësore vetëm kur ndjejnë shqetësime. Anketa u plotësua nga 311 persona, ku mbi 60% e tyre kishin njohuri mbi rreziqet e kancerit të gjirit. Një përqindje e...