Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zbardhet mesazhi i Donald Trump për festën e Pavarësisë: Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë një telegram urimi për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit nga presidenti i SHBA Donald Trump. Presidenti Trump veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë. “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit...