Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shqiptarët nuk ndalen! Konsumi i karburantit, kafes dhe duhanit arrin nivele rekord
Karburanti është ndër produktet e akcizës i cili po njeh konsum të lartë dhe si rrjedhojë import në rritje të vazhdueshme. Nga ana tjetër, kafeja dhe duhani janë “të pandashëm” nga përditshmëria e shqiptarëve, pasi lokalet prej vitesh janë kthyer jo vetëm në vende bisedash, por edhe në një “institucion” për takime pune. Kjo ka bërë që edhe trendi i konsumit të këtyre dy produkteve të akcizës të rezultojë në rritje përgjatë këtij vitit. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se deri në Tetor 2025 janë zhdoganuar 620 mijë ton karburant, me një rritje të konsiderueshme në raport me Tetor 2024, ku importet regjistroheshin në afro 548 mijë ton, duke u rritur kështu me 72.1 mijë ton. Ky konsum është ndikuar nga fluksi i...