Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Greqia e ka shpallur “non grata”/ Ish-deputeti opozitar shpjegon arsyet: Ja tre episodet pse…
Greqia ka shpallur një tjetër shqiptar “non grata” dhe ai është gazetari dhe njëkohësisht ish-deputeti i opozitës për zgjedhjet e 11 Majit. Aulon Kalaja shpjegoi arsyet përse tetë vite më parë Greqia e përfshiu në listën e të padëshiruarve, duke shpjeguar tre nga episodet. Por ai mohoi se ka qenë ndonjëherë rrezik për sigurinë kombëtare të vendit fqinj apo të kishte bërë thirrje raciste. “Jam shpallur “non grata” se rrezikoja dhe vendosja në rrezik sigurinë kombëtare të Greqisë dhe për thirrje raciste. Por kam kuptuar se protesta e vitit 2018 dhe 2020 ishin shkaqet. Çështja Çame, dhuna ndaj shqiptarëve dhe vrasjet e tyre në Greqi. Një tjetër është dokumentari që bëra për një shqiptar të vrarë atje, ku policia greke pretendoi se ai ishte vetëvrarë...