Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Prej më shumë se dy vitesh në Bashkimin Europian po zhvillohet një debat i madh, por shumë pak i kuptuar nga publiku i gjerë. Ai lidhet me një propozim ligjor që njihet si ChatControl, një rregullore që synon të luftojë abuzimin seksual ndaj fëmijëve online. Qëllimi është i drejtë, por mjeti që propozohet rrezikon të çojë Europën në një epokë të re kontrolli, ku privatësia e komunikimeve mund të zbehet deri në zhdukje. Gjithçka nisi në vitin 2021, kur Komisioni Europian propozoi që platformat digjitale të kenë detyrim të skanojnë mesazhet e përdoruesve për të zbuluar përmbajtje të paligjshme. Ishte hera e parë që u kërkua publikisht ndërtimi i një mekanizmi që, në praktikë, hap derën për survejim të gjerë të komunikimeve private. Debati shpërtheu menjëherë....