Si paralajmëronte ish oficeri Haxhiaj trafikantët e drogës: Bëj kujdes, jeni në përgjim! Kaq e ke pa lekë nga shokët, herë tjetër..

Si paralajmëronte ish oficeri Haxhiaj trafikantët e drogës: Bëj kujdes, jeni në përgjim! Kaq e ke pa lekë nga shokët, herë tjetër..

Ish oficeri ti arrestuar, Igli Haxhiaj, e paralajmëroi trafikantin e drogës se e gjithë familja e tij ishte në përgjim. Në dosjen që Report Tv ka siguruar, janë të gjitha bisedat kur Igli Haxhiaj i thotë Denis Myftiut se “Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat në përgjim dhe bëj kujdes kur flet”,.  Madje i thotë se këtë e ke pa pagesë, kur i shkruan sze “kaq sa te thashe e ke dhurate nga shoket”.  “Nga përmbajtja e bisedave të mësipërme kuptohet se informacioni që ofron shtetasi Igli Haxhiaj te personi tjetër është informacion që lidhet me veprimet hetimore që kanë qenë duke u kryer në atë moment ndaj shtetasit Dario Myftiu. Në këtë mënyrë, shtetasi Igli Haxhiaj ka informuar personin tjetër për veprimet e përgjimit telefonik dhe është i gatshëm që ti ofrojë edhe informacione të tjera, por në këmbim të përfitimeve monetare, duke i thënë se, “Nqs do info te tjera bojn lek”...