Qeveria miraton hartat në 7 bashki/ Paketa e Maleve, ja 39 zonat e zhvillimit

Qeveria miraton hartat në 7 bashki/ Paketa e Maleve, ja 39 zonat e zhvillimit

Qeveria ka miratuar 39 zona zhvillimi si pjesë e paketës së maleve në 7 bashki të vendit. Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak. Më konkretisht, në bashkinë e Shkodrës janë miratuar 5 zona zhvillimi, ku përfshihet fshati Theth; fshati Nderlysaj pjesë e njësisë administrative Shalë. Ndërkohë që në njësinë administrative Guri i Zi janë miratuar tre zona zhvillimi, në fshatin Rragam; fshatin Sheld si dhe fshatrat Mazrek–Shpor. Në total, në Shkodër janë 4, 420 hektarë që janë të gatshme për investim në këtë bashki. Ndërsa në 3 zonat e përcaktuara në Bashkinë Mat janë zona e liqeneve të Gërmanit, zona ish-Vila e Zogut, zona e kurorës së fshatit Selixë...