Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Homazhe, këngë dhe shqiptari/ Prekazi, ‘zemra’ e festës për 28 Nëntorin në Kosovë
Prekazi ishte epiqendra e festive për 28 Nëntorin në Kosovë. Përfaqësues politikë dhe të institucioneve nderuan sakrificën e të rënëve për liri. “Kjo është ditë feste për shqiptarët kudo që ndodhen. Është ditë e shenjtë për ne dhe prandaj qytetarët nga të gjitha trevat, përfshirë edhe nga mërgata vijnë dhe festojnë këtu në Prekazin e lavdishëm, një ndër vendet më të shenjta që kanë trevat shqiptare”, tha kryetari i Kuvendit, Dimal Basha. “Ngado që të nisemi si komb, nga këtu fillojmë. Nga Prekazi legjendar, Prekazi i sakrificës, nga Prekazi i heroizmit, nga Prekazi që është një kujtim dhe mësim i përhershëm që atdheu, liria duhet të duhen pa kushte”, tha Vlora Çitaku nga PDK. “Këto festa ne i dimë që janë të mangëta për arsye...