Pse ju tërheqin njerëzit edhe pse e dini që nuk mund të keni të ardhme me ta

Pse ju tërheqin njerëzit edhe pse e dini që nuk mund të keni të ardhme me ta

Shumë njerëz janë në marrëdhënie ku dashuria nuk është e qetë, por plot dyshime. Dhe çuditërisht, ata ndihen më të gjallë aty sesa aty ku çdo gjë është stabile. Njerëzit e paarritshëm emocionalisht krijojnë distancë dhe kjo distancë bëhet obsesion. Truri fillon t’i interpretojë momentet e vogla vëmendjeje si shpresë të madhe. Përshembull një vajzë që merr mesazhe vetëm natën vonë. Ai nuk flet për ndjenjat, por herë pas here thotë “më pëlqen të flas me ty”. Kaq mjafton që ajo të presë orë dhe ditë mesazhin tjetër.