Trump uron festën e Pavarësisë, Begaj: Shqipëria, e përkushtuar për të punuar me SHBA. Do jemi gjithmonë krah saj

Trump uron festën e Pavarësisë, Begaj: Shqipëria, e përkushtuar për të punuar me SHBA. Do jemi gjithmonë krah saj

Presidenti i SHBA Donald Trump ka uruar festën e 28 nëntorit, atë të Pavarësisë, në një mesazh dërguar presidentit Bajram Begaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Begaj, i cili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. “Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit. Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”, shkruan Begaj./vizionplus.tv