Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Po noi 5 mijë €, mos ta vrasim shumë”/ SMS që ‘dogjën’ Haxhiajn, informoi të hetuarin për drogë në operacion ‘top sekret’: Po të përgjojnë, ishte me dy goca…
Top Channel zbardh dosjen hetimore, që fundosi grupit kriminal të trafikut të drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit Italisë. Mes të arrestuarve është edhe oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u la sot në burg nga GJKKO. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, zbardhen mesazhet e shkëmbyera mes Igli Haxhiajt dhe Dario Myftiu, ku këtij të fundit ai i këkron 15 mijë euro për të shitur informacione nga hetimet, dhe për t’i thënë se telefonat e tij dhe të familjarëve i ka në përgjim. Sipas dosjes, në datën 05.12.2020, në komunikimet me këtë shtetas, edhe pse nuk i jep shpjegime se cili është apo se çfarë pune bën, i bën të qartë se di informacione për të dhe se këmbim të...