Presidenti Donald Trump uron kombin shqiptar në Ditën e Pavarësisë

Presidenti Donald Trump uron kombin shqiptar në Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e gjithë bota për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Udhëheqës të shteteve rajonale, evropiane dhe botërore kanë përcjellë përmes Presidentit Begaj urimet e tyre për këtë ditë të madhe të shqiptarëve. Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë. “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me...