Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Festa e Pavarësisë, ceremonia e Flamurit në Vlorë mbledh bashkë liderët shqiptarë
Si çdo 28 nëntor Vlora u kthyer në epiqendrën e shqiptarisë për të kremtuar ditën e pavarësisë, një datë e shënuar për kombin tonë. Festimet në kryeqytetin e pavarësisë nisën me ceremoninë kryesore shtetërore dhe ngritjes së flamurit. Në Vlorë ceremonia shtetërore bëri bashkë presidentin Bajram Begaj, homologen e tij nga Kosova Vjosa Osmani kryetarin e kuvendit Niko Peleshi dhe krah tyre qëndronte kryeministri Edi Rama. Të gjithë bashkë nderuan ngritjen e flamurit kombëtar e më pas vendosën kurora me lule në monumentin e babait të kombit Ismail Qemalit. Pas ceremonisë shtetërore Flamur Noka dhe Luciano Boci vendosën kurora në memorialin e Pavarësisë. I gjithë qyteti i Vlorës si çdo 28 Nëntor është në festë ku për të kremtuar këtë ditë të madhe kanë ardhur...