Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, vëllezërit nga Kosova vërshojnë në Vlorë

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, vëllezërit nga Kosova vërshojnë në Vlorë

Radhë të gjata janë regjistruar në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ditën e sotme që përkon me festën e Pavarësisë. Referuar raportimeve të qytetarëve radhët arrijnë deri në 1 km, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë pritur deri në 90 minuta për të kaluar kufirin dhe festuar festat e Nëntorit në Greqi. Për të përshpejtuar kalimin, policia kufitare ka vendosur procedura të përshpejtuara dhe sportele shtesë për shtetasit shqiptarë me dokumente greke, si dhe për shtetasit e huaj. Edhe pala greke ka shtuar sportelet për të përpunuar më shpejt dokumentet e shqiptarëve që hyjnë në vendin e tyre. Në afërsi të pikës kufitare dhe tokës neutrale, radhët kanë shkuar deri në 4 korsi për shkak të fluksit të madh. Ndërkohë nga ana tjetër, mijëra...