Begaj u përcjell shqiptarëve mesazhin e Trump për Pavarësinë: Gjithmonë përkrah SHBA

Begaj u përcjell shqiptarëve mesazhin e Trump për Pavarësinë: Gjithmonë përkrah SHBA

Presidenti i SHBA Donald Trump ka uruar festën e 28 nëntorit, atë të Pavarësisë, në një mesazh dërguar presidentit Bajram Begaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Begaj, i cili në një postim në rrjetin social “X” shkruan se Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj.Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë....