Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
U përjashtua nga PD në Kamëz, flet demokratja Anila Aliaj: Noka dhe Vokshi duhet të japin dorëheqjen
Anila Aliaj, një nga anëtaret e kryesisë së PD në Kamëz e cila u përfshi në një debat me Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka ka folur rreth situatës, duke e cilësuar fajin të dyanshëm, edhe nga Noka edhe nga Vokshi.E ftuar sot në ‘Shqipëria Live’, ajo u shpreh se ata të dy duhet të dorëhiqen para se ti kërkojnë asaj falje, gjë të cilën Aliaj thotë se e kërkojnë një masë qytetarët dhe jo vetëm ajo. Flamur Noka ka debatuar me anëtaren, e cila është revoltuar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm duke i thënë se “PD nuk është partia e tij dhe nuk e heq dot” dhe më pas ajo është përjashtuar nga grupi i njoftimeve të partisë. “Unë vij nga familje e persekutuar. Edhe ne...