Kujdes/ Ja cila është dita më e zakonshme e javës për të pësuar atak në zemër

Kujdes/ Ja cila është dita më e zakonshme e javës për të pësuar atak në zemër

Sulmet fatale në zemër janë më të zakonshme të hënën, zbuloi një studim. Ekspertët mendojnë se shkaku është një ndryshim në ciklin e gjumit-zgjim të trupit. Mjekët thonë se kërkimet e mëtejshme mbi fenomenin do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve në të ardhmen. Shkencëtarët studiuan të dhënat e më shumë se 10,000 pacientëve spitalorë në të gjithë ishullin e Irlandës gjatë pesë viteve dhe llogaritën shanset e sulmit në zemër për çdo ditë të javës. Ata gjetën një “korrelacion të fortë” midis fillimit të javës së punës dhe llojit më të rëndë të atakut në zemër. I quajtur infarkt miokardi me ngritje të segmentit ST (STEMI), ato ndodhin kur një arterie koronare kryesore bllokohet totalisht dhe vrasin 11 për qind të të rriturve që...