Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tokat bujqësore në disa zona ende nën ‘pushtetin’ e ujit/ Moti i keq ‘paralizon’ qytetin e Lushnjës
Reshjet e shiut prej mbrëmjes së të enjtes janë ndërprerë në Lushnje, por pasojat që kanë lënë pas janë tepër të mëdha. Në zonën e Tërbufit ku përfshihen tokat bujqësore të njësisë administrative Dushk, Grabjan, dhe Tërbuf, dhjetëra hektarë tokë bujqësore të mbjella me grurë, foragjere, por edhe stane bagëtish janë nën pushtetin e ujërave. Megjithëse hidrovori i Biçukasit prej një javë punon 24 orë me kapacitet të plotë, do të duhen ditë për largimin e ujërave. Pas kësaj, hapet rruga evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Ndërkohë që edhe në zonën Ngurrëz, Imshtë, Zhelizhan edhe pse niveli i ujit në lumin Seman ka pësuar rënie, mbi 200 hektarë tokë brenda argjinaturës janë ende nën ujë.