FOTO-LAJM/ Shkruhet historia, “The Japan Times” artikull për Shqipërinë në Ditën e Flamurit

FOTO-LAJM/ Shkruhet historia, “The Japan Times” artikull për Shqipërinë në Ditën e Flamurit

Në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, prestigjiozja The Japan Times ka botuar në numrin e saj të datës 28 nëntor një artikull të posaçëm kushtuar vendit tonë, duke i bërë jehonë historisë, kulturës dhe marrëdhënieve gjithnjë e në rritje mes Shqipërisë dhe Japonisë. Ambasadori i Shqipërisë në Japoni, Ermal Muça, ka ndarë këtë publikim, i cili përkon me Ditën e Flamurit dhe përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për imazhin e Shqipërisë në një prej mediave më të njohura të Azisë. Artikulli i The Japan Times sjell në vëmendje rrugëtimin historik të shtetit shqiptar, arritjet e tij dhe rolin konstruktiv në arenën ndërkombëtare, duke e paraqitur Shqipërinë si një vend me potencial të madh kulturor, ekonomik dhe turistik. “Ndërsa kremtojmë me krenari festën tonë...