Emri/ Droga kalonte përmes Rusisë, arrestohet shqiptari në Greqi, ‘koka’ e grupit kriminal të trafikut të narkotikëve

Emri/ Droga kalonte përmes Rusisë, arrestohet shqiptari në Greqi, ‘koka’ e grupit kriminal të trafikut të narkotikëve

Një 39-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga në Athinë, duke zbuluar sipas autoriteteve një nga skemat më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës që prek disa kontinente. Osmen Hoxha, i kërkuar nga Belgjika me urdhër arresti të Interpolit, dyshohet se ka pasur rol qendror në një rrjet të sofistikuar që sillte tonelata kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës. Hetimet nisën në Belgjikë, pasi në portin e Antwerpit u kap një kontejner me 500 kilogramë kokainë të pastër. Por ekspertët thonë se kjo ishte vetëm “maja e ajsbergut”. Përgjimet e mëvonshme zbuluan biseda ku flitej për “3.500 copë”, term që autoritetet besojnë se i referohet kilogramëve. Droga vinte nga Ekuadori, lëvizte përmes Rusisë dhe përfundonte në zona të quajtura “pika sterile” në Antwerp, ku...