VIDEO/ Noka në Vlorë për Festën e Pavarësisë, lapsus gjatë urimit: Sot dita kur Skënderbeu…  

VIDEO/ Noka në Vlorë për Festën e Pavarësisë, lapsus gjatë urimit: Sot dita kur Skënderbeu…  

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ishte sot në Vlorë së bashku me demokratë të tjerë, për të bërë homazhe në varrin e Ismail Qemalit me rastin e 28 Nëntorit. Gjatë prononcimit të tij për mediat, teksa po uronte Festën e Pavarësisë, Noka bëri një lapsus, kur tha se “Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë”. “PD në këtë ditë Feste Kombëtare, ditë të shenjtë për kombin shqiptar, uron gëzuar këtë festë, këtë ditë të madhe çdo shqiptari. Është 28 Nëntori, dita kur Skënderbeu ngriti Flamurin në Vlorë… ëëë kur Skënderbeu ngriti Flamurin në Krujë, dhe Ismail Qemali ngriti Flamurin në Vlorë”, tha ai, duke e korrigjuar shpejt lapsusin e tij. Top Channel