Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Shakaja pa kripë” e të miturve në Fier, alarmuan policinë me informacionet e rreme
Një “shkaka pa kripë” e dy të miturve ka alarmuar policinë e Fierit. Sipas njoftimit të policisë një 14 dhe 15 vjeçar kanë marrë në telefon sallë operative dhe u kanë thënë se ka një aksident rrugor në aksin rrugor Fier – Patos. Pasi policia ka shkuar në vend, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë. Për rastin, materialet kanë kaluar në Prokurori në ngarkim të të miturve. Top Channel