Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Divjakë/ Vihet në pranga 66-vjeçari, sekuestrohet automatiku

Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Divjakë/ Vihet në pranga 66-vjeçari, sekuestrohet automatiku

Një 66-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Divjakës, pasi gjatë natës ka qëlluar disa herë më armë zjarri automatik në ajër, në fshatin Çermë e Sipërme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 66 vjeç, pasi dyshohet se gjatë orëve të natës, në banesën e tij në fshatin Çermë e Sipërme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik. Pas arrestimit, arma së bashku me municion luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Top Channel