Trafikonin automjete të vjedhura me qëllim shitjen në Shqipëri, sekuestrohen 2 makina me vlerë rreth 105 mijë euro

Trafikonin automjete të vjedhura me qëllim shitjen në Shqipëri, sekuestrohen 2 makina me vlerë rreth 105 mijë euro

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia, pasi akuzohen se trafikonin automjete të vjedhura me qëllim shitjen në Shqipëri. Uniformat blu njoftojnë se kanë sekuestruar 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro. Në kërkim janë shpallur shtetasit: -V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani. -J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari. Njoftimi i policisë Tiranë-Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë. Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro. Një ditë më...