UEFA emocionon shqiptarët, urim special dhe vlerësim i rrallë për vendin tonë

UEFA emocionon shqiptarët, urim special dhe vlerësim i rrallë për vendin tonë

UEFA ka uruar Shqipërinë, me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, UEFA ka shkruar se Shqipëria është një komb i apasionuar pas futbollit dhe se oeganizoi një kampionat evropian për 17-vjeçarët, i cili ishte i paharrueshëm. “Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri! Një komb i apasionuar pas futbollit, ju organizuat një U17EURO 2025 të paharrueshëm. Tani që po përgatitet të bashkëorganizojë U21EURO 2027 me Serbinë, Shqipëria është gati të shkëlqejë përsëri në skenën evropiane.”, thuhet në urimin e UEFA-s.