Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Festat mbledhin familjet shqiptare/ Fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kapshticës, sistemi i ngarkuar…
Fluks i shtuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku dhjetëra mjete po i drejtohen shtetit grek në këtë ditë feste dhe fundjave. Sipas informacioneve, pala shqiptare punon me tre sportele në dalje, ndërsa mësohet se pala greke funksionon me sistemin e ri dhe herë pas here has probleme çka ka sjellë dhe këtë fluks. Mjetet janë duke pritur në rradhë për të kaluar kufirin. Nga ana tjetër, pala shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë për të marrë masa që të shmanget pritja në rradhë dhe të ulet fluksi i qarkullimit.