Të shtëna me armë zjarri në Kukës, ja çfarë dyshohet

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, ja çfarë dyshohet

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Kukësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një biznesi gjatë natës, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit janë konstatuar gëzhojat. Pas denoncimit nga pronari i biznesit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh të dhëna për të zbardhur ngjarjen. Nërsa ende nuk dihet qartë se cili ka qenë objektivi dhe autori ose autorët që kanë qëlluar.Po ashtu një grup hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen. Kukës / Informacion paraprak Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të...