Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
E mitura shqiptare shtatzënë dhunohet brutalisht nga e ëma dhe aborton foshnjën, arrestohet 35-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Menidi të Greqisë, ku një e mitur shqiptare, vetëm 14 vjeç, e cila kishte mbetur shtatzënë, u dhunua brutalisht nga nëna e saj duke pësuar më pas abort. Sipas mediave greke, efektivët arrestuan nënën 35-vjeçare duke e akuzuar për dhunë në familje dhe lëndime të rënda trupore. Nuk dihen ende detajet e tjera nga ngjarja e rëndë, ndërsa vajza është nën kujdesin e autoriteteve. Top Channel